Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 7-vjeçari shqiptar, plagoset babai

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 23.10.2025, 10:38

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident tragjik të ndodhur në provincën e Bolonjës.

Sipas raportimeve të mediave italiane, aksidenti ndodhi rreth orës 21:00, kur një automjet tip Volkswagen Corrado, i drejtuar nga një 34-vjeçar shqiptar, u përplas me një Renault Clio që po drejtohej nga një 20-vjeçar. Në sediljen e pasme të makinës së parë ndodhej djali i vogël, i cili fatkeqësisht nuk i mbijetoi përplasjes.

Hetimet paraprake sugjerojnë se një nga automjetet ka kaluar në korsinë e kundërt për të shmangur një skuter që po kthehej drejt një karburanti, duke shkaktuar përplasjen e fortë mes dy makinave. Si pasojë, të dy automjetet përfunduan jashtë rrugës.

Përveç fëmijës që humbi jetën, janë plagosur babai i tij, me origjinë shqiptare dhe banues në Minerbio, si dhe drejtuesi i Renault Clio-s.

Karabinierët kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit. Dyshohet se fëmija nuk kishte vendosur rripin e sigurimit në momentin e përplasjes — një detaj që mund të ketë qenë fatal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit