Ndotësit dhe kryetari të marrin shembull! Krushqit australianë pastrojnë plazhin e Borshit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2025, 10:24

Një qytetare ka ndarë një mesazh shoqëruar me foto nga plazhi i Borshit, ku një shëtitje me familjarë të ardhur nga Australia u kthye në një ditë pastrimi. Ajo tregon se plazhi ishte i ndotur me mbeturina dhe bishta cigaresh në çdo cep.

Personat që morën nismën për të pastruar ishin prindërit e bashkëshortit të saj, të dy mbi 70 vjeç, dhe vajza e tyre 4-vjeçare. Ky gjest i vizitorëve të huaj tregon se dashuria dhe respekti për natyrën nuk kanë kufij. Ndërsa shumë pushues vendas shpesh lënë mbeturina pas vetes, të huajt që vizitojnë vendin tonë tregojnë kujdes dhe përkushtim për mjedisin shqiptar.

Kjo situatë duhet të na bëjë të reflektojmë për mënyrën si e trajtojmë natyrën që është e përbashkët për të gjithë. Ndërkohë nga ana tjetër duhet më shumë kujdes edhe nga bashkia e Himarës me kryetar Vangjel Tavon, që të vendosen më shumë kosha, të organizohen pastrime dhe fushata ndërgjegjësuese.

Mesazhi denoncues i qytetares:

Përshëndetje, fotot që ju nisa janë bërë në plazhin e Borshit, ku një shëtitje në plazh me familjarë që na vizitonin nga Australia u kthye në pastrim plazhi. Ne mblodhëm mbeturinat dhe bishtat e cigareve pa fund, të hedhura në çdo cep të plazhit. Kishte më shumë bishta cigare dhe pipa pijesh se sa guralecë, një ndotje në një nivel të paimagjinueshëm. Është shumë për t’u ardhur keq që plazhistët në Shqipëri e trajtojnë natyrën në një mënyrë skandaloze. Personat që po pastrojnë janë prindërit e bashkëshortit tim, australianë, dhe vajza ime 4-vjeçare. Të dy prindërit janë mbi 70 vjeç.

Plazhi i Borshit është një pasuri e madhe për zonën dhe meriton të mbahet i pastër, në mënyrë që vizitorët vendas apo të hua ta shijojnë në kushte të denja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit