Vrasja e dyfishtë për një kafe, 4 të arrestuar në Durrës, 1 në kërkim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2025, 09:43

Katër persona janë arrestuar nga policia e Durrësit lidhur me vrasjet e ndodhura në Manzë, ku humbën jetën me armë zjarri Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Në pranga janë vënë Ergi Kadiu, Erald Cani dhe vëllezërit Taulant dhe Emirjan Beqja, të gjithë banues në Manzë, për veprën penale “moskallëzim krimi”. Ndërkohë, autorët kryesorë, Daniel Pepa, 21 vjeç, dhe shtetasi G.A., 30 vjeç, janë ende në kërkim.

Ngjarja ndodhi më 22 tetor në orët e para të mëngjesit në ambientin e jashtëm të një lokali në Manzë, ku pas një konflikti verbal për shkak të ekspresit të fikur të kafes, midis Daniel Pepës dhe Flori Paluçit, situata u agravua dhe u përfshinë edhe persona të tjerë. Sipas hetimeve, gjatë përplasjes me armë zjarri u vranë Flori Paluçi, 33 vjeç, dhe Aranit Kurti, 23 vjeç.

Policia dhe prokuroria po vijojnë kërkimet intensive për kapjen e Daniel Pepës dhe shtetasit me iniciale G.A., ndërsa po punojnë për të mbledhur prova dhe dokumentuar përgjegjësinë penale të të gjithë të përfshirëve në ngjarje. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit