‘Benzi’ gjendet i shkatërruar në Kukës, autori largohet nga vendngjarja

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 23.10.2025, 08:27

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar gjatë orëve të natës pranë zonës së ish-“Turizmit të Ri” në qytetin e Kukësit. Sipas burimeve nga vendngjarja, kalimtarë të rastësishëm kanë vënë re një automjet të dëmtuar rëndë në mëngjesin e sotëm dhe kanë njoftuar menjëherë autoritetet.

Mjeti i aksidentuar, një “Benz” me targa AA 428 CT, raportohet se ka qenë i parkuar në momentin e përplasjes. Nga goditja e fortë, automjeti është shkëputur dhe është zhvendosur rreth 50 metra nga vendi fillestar, duke përplasur edhe një shtyllë ndriçimi pranë trotuarit. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, ndërsa pamjet nga vendi tregojnë që makina është pothuajse e ndarë më dysh.

Ndërkohë, mjeti tjetër i përfshirë në aksident është larguar nga vendngjarja dhe ende nuk është identifikuar. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe për gjetjen e drejtuesit që shkaktoi përplasjen. Deri më tani nuk ka informacion nëse në automjetin e dëmtuar ka pasur persona në momentin e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit