Bleu kos grek te “Primo Supermarket” në Shkozet: Doli i mykur!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.10.2025, 23:41

Një qytetare nga Durrësi i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast shqetësues që lidhet me cilësinë e produkteve ushqimore në treg.

Ajo tregon se ka blerë një kos grek në “Primo Supermarket”, në zonën e Shkozetit, por pasi e hapi, vuri re se produkti ishte i prishur dhe kishte shtresë myku. Qytetarja ka dërguar edhe një video ku shihet qartë pjesa e prishur e kosit.

Denoncuesja kërkon që rasti të bëhet publik për të rritur vëmendjen ndaj kontrolleve ushqimore në marketet e mëdha, duke theksuar se produkte të tilla mund të rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve.

Mesazhi i qytetares:

“Përshëndetje JOQ, Doja të ndaja këtë rast shqetësues: sot bleva këtë produkt në Supermarket Primo, Shkozet (Durrës) dhe sapo e hapa, gjeta që kosi grek ishte i prishur me shtresë të dyshimtë sipër. E konsideroj të papranueshme që në markete të shiten produkte të tilla që mund të rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve. Ju lutem ta bëni publik këtë rast që të tregohet më shumë kujdes me kontrollin e ushqimeve.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit