Qëndroi 20 vite i mbyllur në kafazin e një restoranti në Tiranë, ariu Mark ngordh në Austri mbas 3 vitesh liri

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.10.2025, 21:15

Organizata ndërkombëtare e mirëqenies së kafshëve “Four Paws” ka njoftuar se ariu Mark ka ndërruar jetë në Bear Sanctuary Arbesbach në Austri, tre vite pasi u shpëtua nga kushtet e rënda në Shqipëri.

Marku u bë i njohur në vitin 2022, kur u shpëtua nga një kafaz i vogël pranë një restoranti në periferi të Tiranës, ku për vite të tëra ishte mbajtur në kushte të mjerueshme dhe ushqehej vetëm me mbeturinat që i hidhnin klientët. Si pasojë e trajtimit të keq, ai kishte arritur mbipeshë dhe vuante nga probleme serioze shëndetësore.

Pas shpëtimit, Marku u transferua në strehën e arinjve në Arbesbach, ku gjeti më në fund lirinë dhe kujdesin që i mungonin. Gjatë këtyre tre viteve, ai shijoi jetën në pyll, eksploroi ambientin e tij të ri dhe u kujdes me dashuri nga ekipi i vullnetarëve të “Four Paws”.

Fatkeqësisht, problemet e mëparshme shëndetësore rezultuan fatale, por organizata thekson se Marku jetoi me dinjitet dhe në paqe vitet e fundit të jetës së tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit