Të paktën 40 emigrantë humbën jetën sot në ujërat pranë brigjeve të Tunizisë, pasi varka me të cilën po udhëtonin u mbyt pranë qytetit Mahdia.
Sipas agjencisë Reuters, në bord ndodheshin rreth 70 persona, shumica nga vendet e Afrikës nën-Sahariane. Shërbimet tuniziane të shpëtimit kanë arritur të nxjerrin disa të mbijetuar, ndërsa kërkimet vijojnë për të tjerët që rezultojnë të zhdukur.
Tunizia është një nga pikat kryesore të nisjes drejt Evropës për emigrantët që përpiqen të kalojnë Mesdheun, shpesh me mjete të vogla dhe të pasigurta, në përpjekje për të arritur në ishullin italian të Lampedusës, vetëm 150 kilometra larg.