Banorët e fshatit Kurdari në Klos prej javësh po protestojnë kundër projekteve që parashikojnë ndërtimin e disa heceve në zonën e tyre.
Ditën e sotme tensionet janë përshkallëzuar, pasi banorët janë përplasur me punonjësit e kompanisë që pritet të kryejë punimet, duke i ndaluar ata të hyjnë në fshat.
Një prej banorëve i është drejtuar redaks isë së JOQ me këtë mesazh: “Përshëndetje JOQ! Jam një banor i fshatit Kurdari në Klos, ku protestat për moslejimin e heceve nuk kanë të ndalur. Ju lutemi, si faqja më e ndjekur në Shqipëri, na mbështesni duke shpërndarë këtë video në rrjetet sociale.”
Kjo nuk është hera e parë që banorët e Kurdarit ngrejnë zërin kundër ndërtimit të heceve. Ata kanë protestuar më herët edhe përpara Kuvendit në Tiranë, por kërkesat e tyre ende nuk janë marrë parasysh.
Banorët shprehen të vendosur ta çojnë deri në fund kauzën e tyre, pasi siç thonë ata, ndërtimi i heceve do t’u shkatërrojë burimin kryesor të jetesës ujin.