Shoferi shmang trafikun duke kaluar në trotuar, futet me të kuqe

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.10.2025, 16:45

Dy javë më parë, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme nisën një aksion për të larguar nga qarkullimi monopatinat elektrike, me arsyetimin se ato kanë shtuar ndjeshëm numrin e aksidenteve për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Megjithatë, duket se problemet më të mëdha me respektimin e rregullave nuk vijnë nga përdoruesit e monopatinave, por nga vetë shoferët e automjeteve. Një shembull i qartë është rasti i ndodhur në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku një drejtues automjeti, për të shmangur trafikun, ka zgjedhur të kalojë përmes trotuarit aty ku ndodhet edhe një treg me fruta e perime.

Sikur kjo të mos mjaftonte kjo, shoferi ka shpërfillur edhe sinjalin e semaforit, i cili në atë moment ndalonte qarkullimin e mjeteve.

Pamjet janë dërguar nga një qytetar, i cili shkruan me ironi: “Gjithmonë ka zgjidhje për ‘mendjet ndritura’ që duan të shmangin trafikun dhe semaforin e kuq në Kombinat!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit