Mustafa Martinaj ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Lezhë, duke kërkuar që djali i tij, Ervis Martinaj, të shpallet zyrtarisht i zhdukur.
Sipas dokumentit të dorëzuar, kërkuesi Mustafa Martinaj kërkon që gjykata të shpallë të zhdukur Ervis Martinajn, i lindur më 6 tetor 1982 në Burrel dhe banues në Fushë-Kuqe, Patok, Kurbin.
Martinaj, personazh i njohur i botës së lojërave të fatit është zhdukur pa lënë gjurmë që prej gushtit të vitit 2022, dhe pas tre vitesh ende nuk ka asnjë informacion për fatin e tij...