Bashkia shemb ndërtesën, lë pas germadha të rrezikshme në rrugën “Vëllezërit Hobdari”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2025, 14:49

Prej më shumë se një jave, rruga “Vëllezërit Hobdari”, Tiranë, ndodhet në kushte të rrezikshme për qytetarët, pasi pas shembjes së një ndërtese nga bashkia, mbetjet dhe gërmadhat janë lënë në mes të rrugës duke rrezikuar banorët aty pranë.

Sipas banorëve, zona nuk është pastruar dhe nuk janë marrë masa për të siguruar perimetrin, duke e kthyer vendin në një rrezik të përhershëm për kalimtarët. Më shqetësuese bëhet situata për shkak të murit që mund të shembet në çdo moment.

“Përshëndetje JOQ! Në rrugën Vëllezërit Hobdari është shembur nga bashkia kjo ndërtesë dhe janë lënë gërmadhat, duke e bërë rrugën të rrezikshme pasi muri mund të shembet. Ka 10 ditë që është shembur. Aty kalojnë kalimtarë, midis tyre edhe fëmijë të vegjël. Është shumë e rrezikshme”, shprehet një qytetare që ka denoncuar situatën përmes një videoje nga vendngjarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit