Prej tre ditësh qytetarët që kërkojnë shërbim në Poliklinikën e Shkodrës po përballen me neglizhencë dhe mungesë totale organizimi. Denoncimi vjen nga një qytetare e revoltuar, e cila rrëfen se është sorollatur pa asnjë përgjigje për një monografi, ndërkohë që mjekja nuk është paraqitur në punë.
"Prej 3 ditësh veç na sorollatin për monografi te poliklinika Shkodër. Më vjen shumë keq, bëjnë thirrje dhe nuk të shërbejnë. Nuk ka ardhur mjekja. Shkova edhe te drejtoria dhe s’ishte askush, dera e mbyllur. Që nga recepsioni të presin shumë keq", shkruan qytetarja.
Kjo neglizhencë ngre shqetësime serioze për funksionimin e institucioneve publike në Shkodër.