Zjarr dhe të shtëna me armë zjarri përpara Parlamentit të Serbisë, plagoset një person

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.10.2025, 13:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot paradite përpara godinës së Parlamentit në Beograd, ku një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Sipas raportimeve të mediave serbe, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Autori i dyshuar i sulmit, i identifikuar si V.A., 30 vjeç, është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për tentativë vrasjeje dhe krijim të rrezikut të përgjithshëm.

Gjithashtu, mediat bëjnë me dije se një zjarr ka shpërthyer në një nga çadrat e vendosura përpara ndërtesës së Kuvendit Kombëtar. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit