Po festonte fitoren, boksierit i dështon rafishata

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.10.2025, 15:03

Këto pamje tregojnë boksierin Roberto Bakaj, i cili pas përfundimit të një ndeshjeje boksi përpiqet të bëjë një rafishatë si mënyrë për të shprehur gëzimin, por gjërat nuk shkojnë sipas planit.

Pas fitores ndaj kundërshtarit të tij, Bakaj ngjitet mbi litarët në njërin nga cepat e ringut. Me shpinën kthyer dhe pa hezitim, ai tenton të realizojë një rrotullim spektakolar.

Megjithatë, në momentin e kërcimit, lëvizja nuk i del siç duhet dhe boksieri përfundon duke rënë fort me shpinë në dysheme. Pamjet janë përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, duke ngjallur komente të shumta e të ndryshme nga ndjekësit.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit