Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec, pranë zonës së Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një motor në të cilin po udhëtonin një çift bashkëshortësh. Për pasojë, të dy janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Deri më tani nuk dihen shkaqet e përplasjes, ndërsa gjendja shëndetësore e të lënduarve ende nuk është bërë publike.
