Zgjedhjet e parakohshme erdhën, komisionerët e 11 majit ende s’janë paguar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2025, 11:25

Ndërsa vendi po përgatitet për zgjedhjet e parakohshme për bashki, vazhdojnë denoncimet për pagesat e papaguara të komisionerëve. Një komisioner i njësisë 4 në Tiranë, i cili ka qenë pjesë e punës në zgjedhjet e 11 Majit shkruan për JOQ se ndonëse kanë kaluar 5 muaj, ende nuk kanë marrë pagesat nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Komisionerët e zgjedhjeve të 11 Majit ende nuk kanë marrë plotësisht pagat e tyre, pavarësisht angazhimit të tyre gjatë procesit zgjedhor. Kjo ka krijuar një situatë shqetësuese për komisionerët, të cilët presin kompensimin e duhur për punën e kryer. Komisionerët kërkojnë zgjidhje të shpejtë dhe transparencë nga KQZ.

Denoncimi i komisionerit:

Përshëndetje JOQ! Ndjesë për shqetësimin. Ndërkohë që vendi po bëhet gati për zgjedhjet e bashkisë u bëj me dije se, akoma pas 5 muajsh, nuk janë marrë plotësisht lekët e komisionerëve në zgjedhjet e 11 Majit në Tiranë, të njësisë 4. E sa mund të presim? Është vërtetë e habitshme mënyra sesi nuk e kanë zgjidhur këtë problem. Ilirjan Celibashki kreu i KQZ nuk ka na ka shpërndarë lekët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit