Polici në Sarandë denoncon shpërblime të padrejta pas luftës me zjarret në terren

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2025, 10:28

Një punonjës i Policisë në Komisariatin e Sarandës denoncon për JOQ shpërndarjen e padrejtë të shpërblimeve financiare pas angazhimit të tyre për fikjen e zjarreve.

Ai tregon se gjatë operacionit të fikjes së zjarreve, të gjithë punonjësit kanë punuar në kushte të vështira, nën vapë dhe me rrezik për shëndetin, duke dhënë një kontribut të barabartë për të përmbushur detyrën.

Sipas tij, pas përfundimit të punës disa prej tyre kanë marrë shpërblime financiare, ndërsa të tjerët janë lënë pa asnjë kompensim. Sipas tij, kjo ndarje nuk është bërë në mënyrë të drejtë, por sipas dëshirës së disa shefave që kanë shpërblyer vetëm punonjësit që kanë dashur, duke anashkaluar të tjerët.

Në ankesë kërkohet drejtësi dhe trajtim i barabartë për të gjithë pjesëmarrësit në operacion, si dhe ruajtja e anonimatin për ata që denoncojnë, pasi sipas burimit, ka pasur presion dhe kërcënime për transferime në vende të tjera për ata që kanë shprehur pakënaqësi.

Denoncimi i punonjësit Policisë në Komisariatin e Sarandës:

Përshëndetje JOQ! Jam punonjës i Policisë në Komisariatin e Sarandës dhe dua të paraqes një ankesë lidhur me një situatë të padrejtë që ka ndodhur së fundmi. Gjatë ditëve që kemi qenë të angazhuar për fikjen e zjarreve, kemi punuar të gjithë në të njëjtat kushte në vapë, në terren të vështirë dhe me rrezik për shëndetin tonë vetëm për të ndihmuar dhe për të kryer detyrën. Megjithatë, pas përfundimit të punës, disa punonjës policie kanë marrë shpërblim financiar, ndërsa disa të tjerë nuk kanë marrë asgjë. Kjo situatë është e padrejtë, sepse të gjithë kemi dhënë kontribut të barabartë dhe kemi qenë pjesë e të njëjtit operacion. Nuk është e pranueshme që puna dhe përkushtimi i disa punonjësve të shpërblehet, ndërsa të tjerët të anashkalohen. Nga sa është folur ndërmjet nesh, duket se shpërblimet nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë, por sipas dëshirës së disa shefave, Gëzim Bashllari të cilët kanë paguar kë kanë dashur dhe kanë lënë të tjerët pa asgjë. Kërkojmë zgjidhje nga ana juaj, sepse është shumë e lehtë të konfirmohet kush ka qenë dhe kush jo. Ju lutem, anonimati të ruhet, sepse po na ushtrohet presion duke na transferuar në vende të tjera. Faleminderit shumë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit