Vrasja e dyfishtë në Manzë, flet punonjësi i karburantit dhe kushëriri i viktimës Kurti

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2025, 09:56

Punonjësi i karburantit pranë të cilit u vranë dy të rinjtë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti ka rrëfyer për mediat momentet e para pas ngjarjes së rëndë. Ai tha se kur shkoi në punë në mëngjes gjeti karburantin të rrethuar si skenë krimi dhe se djemtë i kishte njohur si persona të sjellshëm, pa konflikte të mëparshme.

Unë erdha në mëngjes, gjeta karburantin e rrethuar, si skenë krimi. Më thanë ka ndodhur në ngjarje. Njëri nga Manza por nuk rri këtu. Ishin çuna të sjellshëm.”, u shpreh punonjësi i karburantit.

Nga ana tjetër, banorët e zonës janë tronditur thellë nga ngjarja. Një prej tyre shprehet se Aranit Kurti, viktima e parë, ishte kushëri i tij dhe nuk kuptojnë se përse ndodhi kjo tragjedi, duke theksuar se ngjarja i ka lënë të gjithë në gjendje tronditjeje dhe paqartësie.

Jo nuk dimë gjë. Na ka tronditur rëndë por ndodhi. Nuk di gjë pse ka ndodhur. I njihja, e kam pasur kushëri Aranit Kurtin”, thotë një tjetër banor.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit që çoi në vrasjen e dy të rinjve pranë karburantit në Manëz.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit