Vrau mikun e kamarierit pas debatit për kafen, Paluçi u qëllua për vdekje nga kushëriri i kamarierit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 22.10.2025, 09:39

Një ngjarje tragjike me dy viktima ndodhi rreth orës 01:45 të mëngjesit në një lokal pranë një karburanti në Manëz të Durrësit.

Konflikti sot në Manzë. Kurti ishte ulur në tavolinë me Daniel Pepën, 21-vjeç, i cili i kishte kërkuar kamerierit të përgatiste një kafe, por kjo nuk u bë e mundur pasi ekspresi ishte i fikur. Pas kësaj, personi që ishte ulur me kamerierin, 33-vjeçari Flori Paluçi, ndërhyri në debat dhe mori armën, duke qëlluar ndaj Aranit Kurtit dhe duke e lënë të vdekur në vend. Më pas, Daniel Pepa, shoku i Kurtit, kushëriri i kamarierit ka reaguar duke vrarë me armë zjarri 33-vjeçarin Paluçi.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton dinamikën e plotë të ngjarjes, duke marrë në pyetje dëshmitarët dhe duke verifikuar lidhjet mes personave të përfshirë. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal për shkak të shkakut banal të konfliktit dhe eskalimit të shpejtë në dhunë vdekjeprurëse.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit