Kina ndalon influencerët “pa shkollë”: gjoba deri 13 mijë euro për çdo gabim

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.10.2025, 21:57

Qeveria kineze ka vendosur rregulla të reja për influencuesit dhe krijuesit e përmbajtjes, duke ndaluar ata që flasin për tema profesionale pa pasur diplomë apo kualifikim përkatës.

Sipas mediave ndërkombëtare, kush trajton fusha si mjekësia, ligji, financat, arsimi apo shëndetësia, duhet të provojë me dokumente shkollimin e duhur. Përndryshe, rrezikon gjoba deri në 100,000 juanë (rreth 13,000 euro) dhe mbylljen e llogarisë.

Platformat si Douyin (versioni kinez i TikTok) dhe Weibo do të mbajnë përgjegjësi për verifikimin e kredencialeve të përdoruesve që publikojnë përmbajtje të tilla.

Qeveria thotë se masa synon të luftojë dezinformimin online dhe të rrisë cilësinë e përmbajtjes, por vendimi ka ndezur debat. Disa e shohin si një mjet kontrolli shtetëror ndaj lirisë së shprehjes, ndërsa të tjerë si një mënyrë për të mbrojtur publikun nga mashtrimet dhe informacionet e rreme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit