Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.10.2025, 21:09
Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania dëmtimin masiv të lumit Shkumbin, përgjatë aksit Elbasan–Peqin, në fshatin Broshkë.
Sipas denoncimit, kompania që po ndërton autostradën në zonë po shfrytëzon pa asnjë kriter shtratin e lumit, duke marrë inerte në mënyrë të pandërprerë. Pamjet e dërguara tregojnë prishjen e ekosistemit të lumit dhe rrezikun e dëmeve mjedisore afatgjata, ndërkohë që autoritetet përgjegjëse heshtin.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për të ndalur këtë abuzim që po ndodh në mes të ditës, në një nga lumenjtë më të rëndësishëm të vendit.
Mesazhi i plotë i qytetarit:
“Përshëndetje JOQ! Doja të denoncoja masakrën që po i bëhet lumit Shkumbin përgjatë gjithë shtratit të tij. Fotoja në fjalë është në aksin Elbasan–Peqin, në fshatin Broshkë. Firma që ndërton autostradën… Inertet e lumit po shfrytëzohen pa kriter në të gjithë shtratin e tij. Mjafton të kryhet një inspektim nga afër edhe arrin të shohësh eskavatorë që grumbullojnë inerte gjatë ditës.”
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR