“Dënohet me 1 milion lekë gjobë Egla Ceno se kapi me zor Saimir Kodrën!”

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.10.2025, 20:36

Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur aktoren Egla Ceno fajtore për veprën penale të “kapjes me zor” të Saimir Kodrës. Aktorja është dënuar me një gjobë prej 1 milion lekësh të vjetra.

Veprimi nga gjykata erdhi pasi ky i fundit denoncoi publikisht "ngacmimin seksual" që i bëri aktorja.

Pas kësaj deklarate, Saimir Kodra reagoi publikisht dhe më pas iu drejtua Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, duke kërkuar që aktorja të shpallej fajtore për dëmtim të imazhit dhe reputacionit të tij.

Gjatë procesit gjyqësor, Egla Ceno paraqiti disa versione mbrojtjeje. Fillimisht, ajo tha se kishte frikë të paraqitej në gjykatë, dhe më pas u justifikua se nuk e kishte ngacmuar seksualisht burrin qelibar por vetëm i kishte hedhur llafe.

Në një seancë tjetër, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke deklaruar se deklaratat e saj kishin kuptim simbolik dhe nuk i referoheshin konkretisht Saimir Kodrës.

*Lajm satirik*

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit