Punonte për të ndihmuar familjen, dënohet me burg shqiptar i varfër në Greqi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.10.2025, 19:50

Një 30-vjeçar shqiptar, që punonte në ullishtet e Magnezisë për të mbajtur familjen, është dënuar nga Gjykata e Apelit në Volos për qëndrim të paligjshëm në Greqi.

Sipas mediave greke, i riu kishte mbërritur rreth një vit më parë, duke kërkuar punë për të ndihmuar nënën e tij të sëmurë dhe dy motrat e vëllezërit e vegjël që jetojnë në Shqipëri. Ai punonte me ndershmëri në punë sezonale, por pa dokumente qëndrimi.

Të hënën në mbrëmje, teksa udhëtonte drejt Larisës për të blerë rroba, policia e ndaloi gjatë një kontrolli dhe konstatoi se 30-vjeçari nuk kishte leje qëndrimi.

Në gjykatë, një bashkëpunëtor i tij dëshmoi se i riu kishte tentuar disa herë të rregullonte dokumentet, por ndryshimet e fundit në ligjin grek për emigrantët e kishin penguar.

Gjykata e shpalli fajtor, duke i dhënë 10 muaj burg me kusht dhe urdhër largimi vullnetar nga Greqia.

Një tjetër histori e dhimbshme e një të riu që kërkon të mbijetojë me punë të ndershme, ndërsa ligjet dhe varfëria e ndjekin kudo që shkon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit