Banorët në Patos i bëjnë thirrje publike kryebashkiakut t’u shtrojë rrugën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.10.2025, 19:53

Këto pamjet tregojnë gjendjen e mjerueshme të rrugës Mustafa Matohiti në qytetin e Patosit.

Banorët i janë drejtuar redaksisë sonë për të ngritur këtë shqetësim i cili prej kohësh nuk po merr zgjidhje nga institucionet përgjegjëse. Rruga me kanale dhe gropa ua vështirëson lëvizjen këmbësorëve dhe automjeteve.

Kjo situatë bëhet edhe më problematike për personat me aftësi të kufizuara, të cilët kanë nevojë të lëvizin me karroca. Për ta kjo gjë është e pamundur.

Në këtë lagje banojnë rreth 30 familje, dhe shumë prej nesh kemi marrë iniciativën për të mbushur gropat me materiale që gjejmë, por kjo është një zgjidhje afatshkurtër dhe nuk zgjidh problemet thelbësore të infrastrukturës. Për këtë arsye, kërkojmë që Bashkia Patos të ndërhyjë dhe të asfaltojë këtë rrugë, si dhe të bëjë përmirësime të tjera për të siguruar një kalim të sigurt dhe të lehtë për të gjithë banorët, përfshirë ata me aftësi të kufizuara,” shprehet një qytetar.

Banorët bëjnë thirrje publike që bashkia e Patosit dhe kryebashkiaku Fation Duro mos t’i zërë gjumi letargjik pa u futur dimri, por të marrin masat e nevojshme për normalizimin e situatës.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit