Hidrocentali “Doma” do t’u marrë ujin, banorët e Kurdarisë në protestë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.10.2025, 18:25

Këta janë banorët e fshatit Kurdari në Mat, të cilët prej kohësh janë duke protestuar kundër projektit për ndërtimin e një hidrocentrali në fshatin e tyre.

Ata shprehen se hidrocentrali “Doma” do t’u marrë atyre ujin e pakët që ka lumi i fshatit, për të cilin thonë se është jetik për bujqësinë dhe blegtorinë. Banorët shprehen të vendosur për të vazhduar qëndresë, pasi në të kundërt jeta e tyre në fshat është e kotë pa ujë.

Banorët dalin çdo ditë në protestë duke bllokuar punimet që do të bëjë firma, por ata nuk po ndalojnë,” thonë banorët.

Këta të fundit më herët kanë mbajtur protesta dhe para godinës së Parlamentit në Tiranë. Banorët thonë se leja e hidrocentralit është dhënë komplet në shkelje, pasi dëgjesat publike nuk janë mbajtur, dhe firmat e vendasve janë falsifikuar.

Ata shprehen të vendosur për t’i shkuar deri në fund kësaj çështje, për të mbrojtur ujin e fshatit dhe të ardhmen e tyre.

Lajmi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit