Gjykata e Apelit urdhëron SPAK: Hetoni kryebashkiaken e Lushnjës, Eriselda Sefën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.10.2025, 15:19

Gjykata e Apelit e Posaçme ka urdhëruar SPAK-un të regjistrojë dhe të hetojë kallzimin penal ndaj kryetares së Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, pas një kallzimi të depozituar nga qytetari A.H. Ai e akuzon Sefën për falsifikim dokumentesh dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, lidhur me procedurën e dhënies me qira të një pasurie publike në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Pas regjistrimit të kallzimit nga Prokuroria e Posaçme, çështja u pushua nga Shkalla e Parë e GJKKO-së, por kallëzuesi ankimoi vendimin dhe paraqiti fakte të reja në Apel. Në kallzim pretendohet se Këshilli Bashkiak dhe kryetarja Sefa kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin, duke falsifikuar dëgjese publike dhe projektin për dhënien me qira të ambientit.

Gjithashtu, sipas kallzimit, kryetarja Sefa ka penguar hetimet duke mos i dorëzuar SPAK-ut dokumentacionin e plotë për këtë procedurë, duke u munduar të fshehë veprimtarinë kriminale të vitit 2022. SPAK vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e përgjegjësive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit