Redaksia e JOQ Albania raportoi mbrëmjen e djeshme për një hajdut profesionist, i cili tashmë është kthyer në një problem të vazhdueshëm për pronarët e bizneseve që kanë rënë pre e tij, ndërsa policia e shtetit vazhdon të mos ndërhyjë.
Sipas një denoncimi të ri që ka mbërritur në redaksi, i njëjti i ri ka vjedhur një ‘Tabacino’ rreth orës 2 të natës. Ai përdor një kaçavide për të shkatërruar bravën e dyqanit me profesionalizëm, më pas shkallmon derën dhe futet brenda. Pas marrjes së xhiros ditore dhe disa paketave cigaresh, i mituri largohet krejt qetësisht ashtu siç hyri.
Pronaret e bizneseve tregojnë se djali ka krijuar një shqetësim të vazhdueshëm, jo vetëm për shkak të parave të vjedhura, por edhe për dëmet materiale që ka shkaktuar, duke thyer xhama dhe brava. Ata apelojnë urgjentisht që policia të zgjohet nga gjumi dhe të marrë masa për ndalimin e këtij hajduti serial kioskash , përpara se situata të përkeqësohet më tej.