E mitura pret veten me xham, përndiqej nga ish-i 46-vjeçar, i burgosuri Jetmir Llanaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.10.2025, 14:45

Një vajzë 16-vjeçare në gjendje të rënduar psikologjike ka tentuar vetëvrasje duke u vetëdëmtuar me një mjet prerës, xham. Situata ka ardhur pas përndjekjes së saj me mesazhe nga i burgosuri Jetmir Llanaj dhe një person tjetër ende i paidentifikuar.

Gjatë deklarimeve në polici, e mitura ka goditur edhe një punonjëse të policisë, ndërsa po hetohet në gjendje të lirë. Sipas burimeve, Jetmir Llanaj, 46-vjeç i cili aktualisht është në burg, kishte pasur lidhje me vajzën para arrestimit të tij në mars 2025.

Pas arrestimit, vajza njohu një tjetër djalë, por i burgosuri dyshohet se ka angazhuar një person tjetër për të ndjekur lëvizjet e saj. Rrethanat e përndjekjes vazhdojnë të hetohen nga grupi i policisë. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që përndiqte të miturën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit