18-vjeçari në Greqi mbyt nënë me peshqir, njofton vetë policinë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.10.2025, 13:26

Një ngjarje tragjike tronditi Trikalën mesditën e sotme, kur një i ri raportoi në polici se kishte vrarë nënën e tij në zonën e Flamoulit.

Sipas informacioneve paraprake, autori është një 18-vjeçar që jetonte me të atin, pasi prindërit e tij ishin të divorcuar. Ai dyshohet se kishte pasur grindje të shpeshta me të ëmën, por tragjedia ndodhi papritur: gjatë një momenti të zakonshëm, ndërsa po shikonin televizor, i riu u ngrit, shkoi në banjo, mori një peshqir dhe e mbështolli rreth qafës së 54-vjeçares, duke i shkaktuar vdekjen nga mbytja.

Policia arrestoi menjëherë 18-vjeçarin dhe ka nisur hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Viktima, 54-vjeç, u gjet e pajetë brenda shtëpisë, ndërsa një mjek ligjor u thirr për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit