“Subjekti i ndërtimit në Golem djeg mbeturina çdo ditë, rrezikon shëndetin tonë dhe banesat”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.10.2025, 12:56

Një qytetar ka denoncuar një subjekt ndërtimi në zonën e Golemit, vetëm 130 metra larg bregdetit, i cili sipas tij djeg mbeturina çdo ditë në mënyrë të përsëritur. Sipas denoncimit, nga djegia e mbeturinave çlirohet tym i dendur që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e banorëve përreth.

Mesazhi denoncues:

Përshëndetje redaksia JOQ. Donim të bënim një denoncim për një subjekt ndërtimi që çdo ditë djeg mbeturinat, duke na dëmtuar shëndetin me tymin dhe flakët rrezikojnë banesat përreth, e cila një nga ato është dhe banesa ime. Subjekti ndodhet në Golem, përballë Conad, 130 m nga bregu i detit. Kjo është Shqipëria 2030. Ju lutem, publikojeni. Faleminderit.

Përveç ndotjes së ajrit, qytetari ngre alarmin edhe për rrezikun që flakët paraqesin për banesat përreth, përfshirë dhe shtëpinë e tij, e cila ndodhet pranë subjektit ndërtues. Ai e cilëson situatën të papranueshme dhe të rrezikshme, duke kërkuar reagim urgjent nga autoritetet përkatëse.

“Kjo është Shqipëria 2030”, shprehet ai me ironi, duke denoncuar mungesën e kontrollit dhe neglizhencën institucionale ndaj ndotjes së mjedisit dhe rrezikut ndaj jetës së qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit