Zjarrfikësit e Tiranës prej dy muajsh në pritje të shpërblimeve: Na mbajnë me premtime boshe

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.10.2025, 11:43

Zjarrfikësit e rrethit të Tiranës kanë denoncuar në redaksinë tonë vonesat e gjata në marrjen e shpërblimeve që u ishin premtuar për angazhimin gjatë sezonit të zjarreve të verës.

Sipas tyre, kanë kaluar më shumë se dy muaj që prej premtimeve të kryeministrit, por pagesat ende nuk janë realizuar.

Ata pohojnë se, gjatë kësaj kohe, janë përballur me justifikime të ndryshme nga institucionet përgjegjëse, të cilat herë kanë deklaruar se procesi është në pritje të firmave nga bashkia, e herë se mungojnë fondet e nevojshme.

Zjarrfikësit shprehen se, pavarësisht sakrificave të shumta në terren, ku kanë punuar për orë të tëra në kushte të vështira, shpërblimet e premtuara nuk janë dhënë ende.

Burime nga radhët e tyre theksojnë se situata ka krijuar pakënaqësi të madhe, pasi gjatë verës kanë qëndruar në gatishmëri të plotë në zonat e pyjeve dhe maleve për të vënë nën kontroll dhjetëra vatra zjarri, shpesh pa ushqime të mjaftueshme dhe pa pagesa shtesë për orët e natës.

Zjarrfikësit kërkojnë që institucionet përgjegjëse të japin sqarime të qarta dhe një afat konkret për ekzekutimin e shpërblimeve, duke theksuar se ndihen të lënë pas dore pas gjithë përpjekjeve të tyre për mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Denoncimi i plotë:

“Pershendetje, mund te bej nje denoncim te lutem. Jam nje zjarrfikes i rrethit tiran. Kan2muaj qe na genjejn per shperblimet jo sot jo neser jo jan firmos jo sjan firmos iher thon duhet nje firm nga bashkia pastaj ska fonde bashkia po kemi shkuarkrejt veres ne pyje ne zjarre e ku vjen fundi asnje shperblim ose mos te thonin fare do merni shperblim na mbajn me shpresa kot

Faleminderit nqse do e postosh por hille post tlutem jo story Mire qe nuk marim as ushqime as or nate po e per shperblimet po na genjejn kot djersa jon u tha ku do i marim me”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit