Ndërron jetë 49-vjeçari në Mirditë, dyshohet se rrëshqiti dhe ra në lumin Fan i Vogël

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.10.2025, 11:12

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Mirditë, ku një 49-vjeçar nga fshati Ndërfushas ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht dhe ka rënë në lumin Fan i Vogël.

Viktima, i identifikuar si M. K., po kthehej për në banesë rreth orës 22:30 kur ndodhi incidenti fatal.

Ai u zhyt në ujërat e lumit dhe, sipas të dhënave paraprake, ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit