Bie çmimi global i naftës, pritet edhe në Kosovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.10.2025, 09:55

Çmimet e naftës ranë nën 61 dollarë në tregjet ndërkombëtare sot.

Në tregun e Londrës, çmimi i një fuçie pas mesditës ishte 72 cent më i ulët se në mbyllje të tregtimit në fund të javës së kaluar, në 60.57 dollarë.

Në tregun amerikan, një fuçi u tregtua 66 cent më poshtë, në 56.88 dollarë.

Ndjenja e tregut është dobësuar nga vlerësimet për një tepricë furnizimi në fund të këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit