Një vajzë nga Vlora i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një kërkesë të pazakontë, por plot shpresë.
Ajo tregon se më datë 18 tetor ka udhëtuar nga Roma Ciampino drejt Tiranës me avionin e orës 12:20 të kompanisë “Ryanair”. Gjatë udhëtimit, vajza ka njohur një djalë nga Fieri që jetonte në Romë, por fatkeqësisht nuk ka arritur t’i marrë ndonjë kontakt apo emrin.
Në mesazhin e saj, ajo shkruan:
“Njoha një djalë nga Fieri që jetonte në Romë dhe ishte nga Fieri, nuk arrita dot t’i merrja një kontakt apo emrin e tij. Nëse djali e lexon, do kisha dëshirë të viheshim në kontakt. Di vetëm që ishte ulur te sedilja nr. 23! Ju faleminderit! Jam ajo goca nga Vlora.”
Vajza thotë se ka disa ditë që kërkon ndihmën e ndjekësve për ta gjetur djalin në fjalë, me shpresën që historia e tyre të mos mbetet vetëm një rastësi e bukur në qiellin mes Romës dhe Tiranës.