Xhamia e Plumbit në Vlorë vazhdon të qëndrojë e mbyllur për besimtarët dhe vititorët, pasi procesi i rikonstruksionit ka pësuar vonesa. Institucioni përgjegjës për projektin njofton se këto vonesa lidhen me procedurat teknike dhe administrative, si dhe me nevojën për studime shtesë arkeologjike dhe konservuese, të cilat janë të domosdoshme për të ruajtur integritetin historik dhe arkitektonik të monumentit.
Gjithashtu, vonesat janë shkaktuar nga rishikimi i buxhetit dhe nevoja për miratime institucionale, të cilat garantojnë cilësinë dhe transparencën e punimeve.
Qëllimi kryesor mbetet përfundimi i rikonstruksionit sipas standardeve më të larta, duke respektuar historinë, vlerat arkitekturore dhe shpirtërore që Xhamia e Plumbit përfaqëson për qytetin e Vlorës dhe për Shqipërinë.