Shembull për t’u ndjekur: 10-vjeçari nga Ferizaj dorëzon portofolin me 1130 euro në polici

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.10.2025, 20:54

Një gjest i rrallë ndershmërie ka ardhur nga një 10-vjeçar shqiptar në Ferizaj, i cili ka dorëzuar në polici një portofol të gjetur plot me para dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ngjarja ndodhi më 20 tetor 2025, rreth orës 16:00, kur qytetari N. Dashi, së bashku me djalin e tij E. D., u paraqitën në stacionin policor të Ferizajt për të dorëzuar një portofol të gjetur në rrugën “Enver Topalli”.

Në portofol ishin 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas, bashkë me dokumente personale. Pas verifikimeve, policia identifikoi pronarin, një qytetar nga Kaçaniku me inicialet B. B., i cili u paraqit menjëherë në komisariat.

Policia konfirmoi se të gjitha sendet dhe paratë ishin të paprekura, dhe iu kthyen pronarit me procesverbal zyrtar.

Qytetari B. B. shprehu mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj djaloshit dhe familjes së tij për gjestin e ndershëm.

Policia e Kosovës e cilësoi veprimin si një shembull të shkëlqyer qytetarie dhe edukate familjare, duke theksuar se raste të tilla forcojnë besimin mes qytetarëve dhe institucioneve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit