Lirohet nga qelia avokati Ulian Barjami, Prokuroria: Arrestim i paligjshëm!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.10.2025, 18:59

Avokati Ulian Barjami është liruar nga qelia pasditen e sotme, ku ndodhej i ndaluar që nga dita e shtunë, 18 tetor, pas një incidenti në sallën e gjyqit.

Arrestimi i tij erdhi pas një përplasjeje verbale mes Barjamit dhe prokurorit Gjergji Ceka gjatë një seance gjyqësore, ku avokati mbronte klientin e tij, Maksim Suci.

Gjatë seancës, avokati Barjami kundërshtoi provat e paraqitura nga prokurori, duke i cilësuar si të pasakta. Si pasojë, ai iu drejtua prokurorit duke i deklaruar se do ta ndiqte penalisht për shkelje ligjore. Prokurori Ceka e interpretoi këtë deklaratë si kërcënim për shkak të detyrës dhe bëri menjëherë kallëzim.

Pas kallëzimit, Barjamit iu vendosën prangat nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe u mbajt në qeli.

Sot, Prokuroria e Elbasanit, pasi mori dhe shqyrtoi materialet e arrestimit të avokatit, e cilësoi veprimin e kryer ndaj tij si të paligjshëm dhe vendosi menjëherë lirimin e tij.

Mbetet për t'u parë nëse avokati Barjami do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm ligjorë në lidhje me arrestimin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit