Aksidenti i pazakontë, autostrada “pushtohet” nga pakot me ‘Amita’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.10.2025, 18:40

Një aksident i pazakontë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në zonën e Golemit.

Siç shihet në pamjet e mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, një kamion që transportonte produkte të markës “Amita” ka humbur kontrollin, duke shkaktuar shpërndarjen e qindra pakove në mes të rrugës.

Sipas dëshmitarëve, drejtuesi i mjetit dyshohet se humbi kontrollin për shkak të një manovre të papritur, ndërsa mbulesa e rimorkios mund të jetë hapur gjatë lëvizjes, duke bërë që ngarkesa të përfundonte në asfalt.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar, por skena e krijuar ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra drejtuesve të tjerë që udhëtonin në zonë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit