Banorët e Astirit 14 ditë pa ujë në çezmat e tyre

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.10.2025, 18:03

Kjo video nuk vjen nga Jemeni apo Etiopia, vende që përballen çdo ditë me mungesë ekstreme të ujit, por nga Astiri, një nga lagjet më të reja dhe më të shtrenjta të Tiranës, ku çmimi i një metri katror banese kalon 1 000 euro.

Megjithëse banesat kushtojnë shtrenjtë, banorët e zonës përballen prej rreth dy javësh me mungesën e ujit. Ata tregojnë se rubinetat janë bosh, ndërsa situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u përballuar.

Në pamjet e dërguara nga një qytetare, shihet qartë gjendja e rënduar, ku shumë familje detyrohen të mbushin ujë me bidona ose të gjejnë zgjidhje alternative për nevojat bazë të përditshme.

Kjo situatë vjen në kontrast të fortë me çmimet e larta të jetesës në kryeqytet. Tirana, ku çdo vit rritet kostoja e banesave dhe e shërbimeve, po përballet ende me probleme themelore infrastrukturore, që i afrojnë kushtet e jetesës me ato të vendeve të treta.

Shkrimi u mor nga TVA News!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit