Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano, ndodhet prej 12 ditësh i shtruar në një spital privat në Tiranë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore. 73-vjeçari është shtruar më 8 tetor dhe po trajtohet për një sëmundje kronike të mushkërive.
“Pacienti ka disa dite i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njofton spitali.
Nano vuan prej kohësh nga sëmundja pulmonare obstruktive kronike (SPOK), një problem serioz respirator që e ka detyruar të kërkojë disa herë kujdes spitalor gjatë viteve të fundit. Gjendja e tij aktuale raportohet si e rëndë, ndërsa mjekët po monitorojnë nga afër situatën.
Fatos Nano ka qenë një prej figurave kyçe në politikën shqiptare pas viteve '90, duke shërbyer si kryeministër dhe si kryetar i Partisë Socialiste nga viti 1991 deri në 2005. Pas tërheqjes nga jeta politike, ai është qëndruar larg vëmendjes publike, ndërsa sot përballet me një sfidë të vështirë shëndetësore.