Policia ‘mban me hatër’, gjobit qytetarin rezident dhe jo atë me badgen e’Task Forcës’

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.10.2025, 12:12

Një tjetër rast tipik i pabarazisë në zbatimin e ligjit ka ndodhur në Tiranë. Një qytetar është gjobitur pa arsye, megjithëse është rezident në zonën ku kishte ndaluar automjetin. Ndërkohë, në të njëjtin vend një automjet tjetër, që kishte vendosur në xham shenjën identifikuese të “Task Forcës”, ka qëndruar pa asnjë ndëshkim, sikur të ishte mbi ligjin.

Ky episod tregon për standardin e dyfishtë që po zbatohet në rrugët e kryeqytetit, për qytetarët e zakonshëm, ligji është i rreptë dhe shpesh i padrejtë ndërsa për ata që lidhen me institucione apo mbajnë ndonjë simbol “zyrtar”, rregullat nuk vlejnë.

Policia, në vend që të verifikojë faktet dhe të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë, preferon rrugën më të lehtë, gjobitjen e qytetarit të thjeshtë. Ndërsa një makinë me badgen e “Task Forcës” duket se gëzon imunitet të plotë, pa u shqetësuar për asgjë.

Kjo sjellje nuk është rast i izoluar, por simptomë e një mentaliteti që ka zënë rrënjë në institucionet publike: ligji për qytetarin, privilegji për pushtetin. Nëse policia nuk arrin të trajtojë njësoj të gjithë, atëherë çdo fletë-gjobë që i vendos një rezidenti të pafajshëm është dëshmi e qartë e dështimit të sistemit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit