Hajdutët godasin në Ferizaj: Vidhen stoli ari me vlerë 10 mijë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2025, 11:37

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro, shkruan Insajderi.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e krimteknikës rajonale, e cila ka kryer ekzaminimet, fotografimin dhe mbledhjen e dëshmive.

“Hetuesit rajonal lidhur me rastin kanë njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili i ka autorizuar që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin”, ka bërë të ditur Policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit