SI SOT/ Sapun, prostitucion dhe tendera, lavanderia që monopolizoi Shëndetësinë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.10.2025, 11:29

Më 19 tetor 2020, JOQ publikoi skandalin e “DEVIS SHPK” kompania që larjen e çarçafëve e ktheu në art, e përfitimin nga tenderat e shtetit në sport kombëtar. E gjitha në emër të Kristina Lekës, e njohur si “bashkëjetuesja” e Lefter Lamajt, ish-i dënuar në Itali për prostitucion dhe krim të organizuar. Ai ia “shiti” kompaninë për 80 milionë lekë, ndërkohë që në Shqipëri, paratë e taksapaguesve derdheshin me bidonë në llogaritë e lavanterisë së tyre.

Në katër vite (2015–2019), mbi 3.5 miliardë lekë pa TVSH u transferuan vetëm nga institucionet publike të shëndetësisë. Materniteti “Mbretëresha Geraldinë” i dha mbi 2 miliardë lekë për larje çarçafësh. Shërbime që spitalet mund t’i bënin vetë, por për çudi... gjithmonë i merrte po ajo firmë. 14 tendera, ku në shumicën e rasteve ishte garuesi i vetëm. Pothuajse gjysma me kontrata shtesë dhe rritje të vlerës. Praktikë e zakonshme, po vetëm për “të zakonshmit” e pushtetit.

Sot kompania Devis shpk, me emër të ndryshuar në Abi’s, ka marrë 29 tendera me vlerë 26 milionë euro në shëndetësi, duke monopolizuar shërbimin e lavanderisë. Pesë vite më vonë, drejtësia vazhdon të bëjë sehir. KLSH i gjeti shkeljet, SPAK-i i harroi. Ndërsa DEVIS SHPK është simbol i një epoke ku miliardat vidhen me leje dhe kriminelët legalizohen me firmë. Dhe për ata që e harrojnë shpejt, nuk janë çarçafët që duhet larë. Është sistemi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit