Për herë të parë! Komunën e Çashkës në Maqedoninë e Veriut do t’a drejtojë një shqiptar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.10.2025, 10:10

Komuna e Çashkës në Maqedoninë e Veriut ka shënuar një moment historik në zgjedhjet lokale, pasi për herë të parë është zgjedhur një shqiptar në postin e kryetarit të komunës. Suat Shaqiri, kandidat nga Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI), ka fituar që në raundin e parë me 50.71% të votave, sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Fitorja e Shaqirit vjen si një surprizë për opinionin publik, duke marrë parasysh se Çashka ka qenë historikisht e udhëhequr nga kandidatë maqedonas. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i AKI-së, Arbër Ademi, deklaroi: “Pra, Suat Shaqiri është kryetar, në Çashkë shkruhet historia për herë të parë me kryetar shqiptar.”

Ky rezultat konsiderohet një arritje e madhe për përfaqësimin politik të shqiptarëve në zonat ku ata tradicionalisht kanë qenë në minorancë. Shaqiri është zotuar se do të punojë për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë etnike, duke e cilësuar këtë fitore si një hap drejt bashkëjetesës dhe integrimit më të gjerë në nivel lokal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit