Suedezi përfundon në pranga pas vjedhjes së çantës “Boss” në “Prishtina Mall”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.10.2025, 09:34

Një rast vjedhjeje të rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në Qendrën Tregtare “Prishtina Mall”, ku një shtetas i huaj ka tentuar të largohet me një çantë luksoze pa pagesë.

Sipas burimeve nga sigurimi që ka asistuar policinë, incidenti ka ndodhur në lokalin “Boss”, ku është raportuar se një çantë e markës “Boss” me vlerë 269.99 euro ishte marrë pa autorizim, pasi i ishte hequr masa e sigurisë (alarmi).

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka hasur dy persona të dyshuar, shtetas të Suedisë, të cilët janë intervistuar. Nga veprimet hetimore është konstatuar se vetëm njëri prej tyre ishte i përfshirë në vjedhje.

I dyshuari është identifikuar si Jahn Dahlgren, rreth 27-vjeçar, i cili pas procedurave policore është ndaluar në mbajtje, ndërsa ndaj tij është hapur rasti “Vjedhje e Rëndë”.

Rasti është duke u hetuar nën drejtimin e Prokurorit Kujdestar, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë edhe mundësinë e lidhjes së të dyshuarit me ndonjë rast tjetër të ngjashëm në qendër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit