Një incident është shënuar një ditë më parë në fshatin Dragot të Gjirokastrës, ku një bari ka rënë në një humnerë teksa kishte dalë për të kullotur bagëtitë në malin e Shën Dëllisë. Fatmirësisht, ngjarja ka kaluar pa pasoja për jetën e tij.
Pas denoncimit të bërë nga të afërmit që nuk kishin mundur të kontaktonin me të, janë organizuar kërkime intensive. Pas rreth tre orësh, bariu është lokalizuar dhe shpëtuar nga shërbimi zjarrfikës në bashkëpunim me banorët e zonës.
I lënduari është transportuar menjëherë në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.