Një skenë emocionuese është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier, ku zjarrfikësit ndërhynë për të shpëtuar një mace që kishte mbetur e bllokuar në një ndërtesë.
Falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe përkushtimit të ekipit të zjarrfikësve, kafsha u nxor e padëmtuar, duke sjellë buzëqeshje e duartrokitje nga banorët e zonës.
Por pas këtij momenti të bukur fshihet një realitet i hidhur, shumë prej këtyre heronjve të heshtur vazhdojnë të punojnë të keqpaguar dhe në kushte të vështira, duke rrezikuar jetën jo vetëm për njerëzit, por edhe për kafshët në nevojë.
Një përkushtim që meriton shumë më tepër mbështetje, vlerësim dhe respekt nga shteti shqiptar.