Një vajzë nga Kazakistani i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania me një apel për ndihmë, pasi ka humbur çantën e saj gjatë ditës së sotme në Tiranë.
Ainura tregon se më 19 tetor, rreth orës 13:00, mori një taksi për në qendër të kryeqytetit, pranë Bulevardit të Ri, dhe dyshon se çanta mund t’i ketë rënë ose në taksi, ose në zonën përreth.
Ajo shprehet se në çantë ndodheshin karta e kreditit, dokumentet e identifikimit dhe një shumë parash cash. Vajza u bën thirrje qytetarëve që mund ta kenë gjetur, ta kontaktojnë për t’ia kthyer, duke theksuar se humbja i ka shkaktuar shumë vështirësi gjatë udhëtimit të saj në Shqipëri.
JOQ Albania i bashkohet apelit të saj dhe u bën thirrje ndjekësve që kushdo që ka informacion të kontaktojë redaksinë tonë për ta ndihmuar vajzën në gjetjen e sendeve të humbura.