Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë në gjetjen e familjarëve të një gruaje të moshuar që ka humbur kontaktet me familjarët e saj.
Sipas tij, e moshuara quhet Burbuqe Veizi, e lindur në vitin 1955 dhe banuese në Lagjen Nr. 10 të Korçës. Qytetari tregon se gruaja nuk mban mend adresën e saktë dhe as emrat e të afërmve.
“Kjo gruaja ka humbur kontaktet me shtëpinë dhe nuk mban mend as adresën, as ndonjë emër të të afërmi. Vetë quhet Burbuqe Veizi, e dt. 1955, banuese në L. Nr. 10 Korçë, e verifikuam në sistem. Mundet ta publikoni që të shkojnë familjarët ta marrin. Aktualisht e sistemuam në Komisariatin e Policisë Korçë”, – shkruan qytetari.
Redaksia e JOQ Albania i bën apel çdo personi që njeh apo ka informacion për znj. Burbuqe Veizi, të kontaktojë menjëherë me familjen ose me Komisariatin e Policisë së Korçës, ku ndodhet aktualisht e moshuara.