E vetmja që u shpëtoi flakëve, 6-vjeçarja në luftë për jetën, xhaxhai: Ajo doli vetë nga banesa

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.10.2025, 19:03

Vajza 6-vjeçare që mbijetoi tragjedinë e sotme në familjen Azizllari në Maliq ka mbërritur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë. Ajo u transportua me urgjencë për shkak të djegieve të shumta dhe problemeve nga asfiksimi.

Sipas burimeve nga QSUT, e mitura po merr trajtim në repartin e djegie-plastikës. Ajo ka kaluar ekzaminimet fillestare dhe aktualisht po nënshtrohet analizave të detajuara nga ekipi mjekësor.

Xhaxhai i vajzës tregoi se ajo arriti të dalë vetë nga shtëpia dhe shpëtoi falë ndihmës së fqinjëve. “Vajza doli vetë nga banesa. Fqinjët iu dhanë ndihmën e parë,” tha ai për mediat ndërsa shoqëronte vajzën në QSUT.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Maliq, ku një zjarr në banesën e familjes Azizllari i mori jetën nënës, 40-vjeçares Merjeme Azizllari, dhe djalit të saj 14-vjeçar, Luka.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit